
Një arsenal i gjerë armësh është kapur nga policia e Kosovës, pas ngjarjes së djeshme në Banjskë të Zveçanit. Pamjet e siguruara nga MCN tregojnë qindra armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov, veshje ushtarake dhe stemat e grupit që kreu sulmin ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sot në Kosovë po mbahet një ditë zie në nderim të tij.



