
Zjarri në Kaliforni po përhapet me shpejtësi, pavarësisht përpjekjeve në terren për ta frenuar. Erërat dhe thatësira po favorizojnë përhapjen e flakëve në kontenë Shasta. Zjarri është një prej 8 më të mëdhenjve që ka përfshirë ndonjëherë Kaliforninë.
Deri tani, bilanci i viktimave është 6, dy prej të cilëve fëmijë. Emily Roberts, 5 vjeçe, dhe James Roberts, 4 vjeç, kanë vdekur së bashku me gjyshen e tyre 70-vjeçare teksa përpiqeshin të largoheshin nga shtëpia e tyre në qytetin Redding.
Një trup i paidentifikuar u gjet të dielën në një shtëpi të djegur, ndërsa tre zjarrfikës kanë humbur jetën në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët.
Zjarri ka shkrumbuar 194 km katrorë tokë dhe ka dëmtuar rreth 500 ndërtesa. Të paktën 38 mijë persona janë evakuuar nga konteja Shasta. Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Broën, shpalli gjendjen e emergjencës në zonën e prekur nga zjarret. Presidenti Donald Trum ka miratuar ndihma nga fondi federal për zonat e prekura.
Të paktën 12 mijë zjarrfikës janë në terren duke luftuar me flakët.



