
Qeveria nis llogaridhënien përmes takimeve me qytetarët. Kryeministri Edi Rama paralajmëron se përmes vetingut, bashkë me gjyqtarë e prokurorë do të largohen edhe politikanët e korruptuar. Ai tha se prioriteti i dytë e qeverisë është punësimi i 25 mijë personave brenda vitit përmes Zyrave të Punës.



