Koronavirusi/ Rritet numri i vdekjeve brenda 24 orëve në Itali (VIDEO)

Koronavirusi/ Rritet numri i vdekjeve brenda 24 orëve në Itali (VIDEO)

197 persona në Itali kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të viktimave brenda 24 orëve që nga fillimi i epidemisë në vend.

Autoritetet italiane raportuan se 49 njerëz kishin vdekur brenda 24 orëve, ndërsa mbi 4 mijë e 600 raste janë raportuar të prekur në të gjithë vendin.

Italia deri tani është vendi që ka raportuar numrin më të madh të vdekjeve jashtë Kinës, ku virusi u shfaq në muajin dhjetor.

Dy javë pas zbulimit të rastit të parë me koronavirus në Itali, epidemia Covid-19 po vazhdon, duke prekur të gjitha rajonet e vendit dhe veçanërisht ato të veriut, Lombardinë, Emilia Romagna dhe Veneton.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus e konsideroi përhapjen e virusit “thellësisht shqetësuese”, ndërsa u bëri thirrje të gjitha vendeve që kontrollin shëndetësor ta shndërrojnë në “përparësinë e tyre më të lartë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se rreth 100 mijë njerëz në të gjithë botën janë prekur nga virusi Covid-19, ndërsa më shumë se 3 mijë njerëz kanë vdekur, shumica e viktimave është shënuar në Kinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy