Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj, shpalosi vendimet e marra nga qeveria, në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi. Manastirliu tha se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet.
VENDIMET
1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill
2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura
3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë
4- Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektivve
5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim
6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.
7- 400 milion lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.
09:43H/ Ministrja: Djali me koronavirus erdhi më 26 shkurt në Shqipëri, infektoi babain
Ministrja e Shëndetësisë Orgerta Manastirliu ka deklaruar se i pari rast i i koronavirusit në Shqipëri ka ardhur më 26 shkurt.
Në mbledhjen urgjente të qeverisë, Ministrija tha se i infektuari është një i ri (28 vjeçar), i cili ka infektuar dhe të atin. Ministrja deklaroi në fjalën e saj se është telefonuar më pas 127-ta (numri i urgjencës mbi rastet) dhe prej aty është mësuar se kanë patur shenja klinike. Se kur është kryer telefonata, Ministrja Manastirliu nuk dha detaje.
"I riu i infketuar me koronavirus ka hyrë më 26 shkurt, ndërsa babai është një rast i lidhur me të. Është kontaktuar 127. Babë e bir kanë pasur shenjë klinike. Pas daljes së rezultateve ekipi ka bërë izolimin e kontakteve të ngushta. Kanë marrë mostrat e kontakteve, dhe kontaktet e tyre të ngushta janë izolouar. Të dy po marrin shërbim në QSUT. Dua të bëj disa thirrje. i bëj thirrje qytetarëve për qetësi. Mjekët dhe infermierët po i përgjigjen situatës. Kam thirrje për personat që kontaktohen nga epiket tona: të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të të afërmve. Jini racionalë se mjekët janë në krye të detyrës. Çdo qytetar do të informohet për masat. Përsëris thirrjen për qytetarët që nëse kanë simptoma të ngjashme të marrin në numrin 127. Qytetarët të mos vijnë në spital pa masur shenja apo pa marrë më parë 127. E them edhe njëherë, virusi nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit por kontaktit".
Qeveria ka vendosur ndalimin e eksportit të barnave mjekësore dhe mjeteve spitalore si dhe ndalimin e vizitave të familjarëve në spital.
"Kemi vendosur ndalimin e eksportit të barnave dhe mjeteve spitalore deri në urdhër të dytë. Në ambientet e infektivit ndalohet hyrja e familjarëve dhe shoqëruesve me përjahtim të rasteve kur urdhri vjen nga drejtoria spitalore". u shpreh Manastirliu.



