Një grua në Britani nuk mund t’i dinte telashet që do t’i hapeshin pasi gjeti 20 paund në një dyqan të zonës ku jetonte, ndryshe do t’i kishte lënë aty ku ishin. Gruaja nga Staffordshire kishte gjetur kartëmonedhën në një dyqan, ku mesa duket i kishin rënë dikujt që sapo i kishte tërhequr nga bankomati.
Duke mos e ditur se kujt i kishin rënë, ajo i mori dhe i futi në xhep. Por ai që I kishte humbur denoncoi dhe dyqani u detyrua të hapte pamjet e kamerave të sigurisë. Gruaja ishte kliente e rregullt dhe menaxheri e identifikoi menjëherë. Ajo përfundoi e akuzuar për vjedhje dhe u shpall fajtore nga gjykata.
Gruaja, e padënuar më parë për asnjë shkelje, sipas vendimit të gjykatës është dënuar me kusht. Dënimi parashikon që nëse ajo nuk shkel asnjë rregull për 6 muaj, nuk do të ketë pasoja të tjera.



