
Sokol Dautaj, kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve tha përmes një lidhje telefonike me emisionin “MCN Economy” se sektori i naftës ka qenë i nënvlerësuar në aspektin e pagave që të paktën ato që i janë dhënë punonjësve.
Dautaj tha se nuk është kundra ardhjes së një investitori të huaj, kur u pyet në lidhje me planet e Azerbajzhanit për rafineri, por shtoi se duhet të ketë kontroll dhe garanci nga shteti sa i përket pagave.
Zbulimi i Shpiragut ishte qershia mbi tortë pasi dihet që ka cilësi shumë të lartë siç flitet dhe me aq sa kontakte kam unë me inxhinierët. Me pak investime do bëhej mundur që ky rafinim të bëhej në Kombinatin e përpunimit të naftës në Ballsh. Përfitimet do të ishin të mëdha për ekonominë, taksapaguesit, fermerët. Ndikon drejtpërdrejt tek fermerët. Ndikon tek fermerët, nuk mund të punohet toka me 2 mijë lekë litri i naftës, aq më tepër tek transporti.
Shteti e theksoi shumë fort, për të mos thënë gjysmë për gjysmë e çmimit që do merrej nga rafineria se shteti përgjysmon taksën. Duke i dhënë naftën fermerit ka fitim tek çdo taksapagues.
Rafineria e naftës është ndalur për shkak se shkatërrimi erdhi gradualisht duke mos u investuar, këtu ka pasur rol dhe shteti.
Sektori i naftës ka qenë një sektor i nënvlerësuar në aspektin e pagave që të paktën janë dhënë tek punonjësit.
Hiporteza që do vijë Azerbajxhani qarkullon prej 5 vitesh, jo është kompani azere, jo kush do e marrë me qira. Kjo na bëri shumë pesimistë në periudhën e fundit që hymë në 2-3 greva urie duke kërkuar një farë garancie nga shteti, që të luante një rol vendimtar të paktën në këtë aset që është i joni dhe duhet ta gëzojnë qytetarët shqiptarë.
Jam dakord që normalisht duhet të vijë një investitor i huaj, por duhet të kontrollohet nga shteti, të paktën në aspektin e bërjes së kontratave, në garancinë e dhënies së pagave.



