Dyndje në Rinas/ 3 orë pritje për udhëtim, nuk njihen certifikatat e vaksinimit (VIDEO)

Dyndje në Rinas/ 3 orë pritje për udhëtim, nuk njihen certifikatat e vaksinimit (VIDEO)

Të shumtë janë qytetarët, të cilët së bashku me fëmijët e tyre dhe me valixhe ndër duar, presin orën e fluturimit për destinacionin e zgjedhur.

Të pyetur nga MCN, disa prej tyre thonë se kanë marrë informacion për të qenë në aeroport, 3 orë përpara nisjes, e të tjerë shprehen se nuk kanë dijeni për orarin.

Me shqetësim, udhëtarët shohin kërkesën e autoriteteve aeroportuale për t’u pajisur me tampon, edhe pse janë vaksinuar me të dy dozat, në një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Europiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi të hënën, se për shkak të fluksit të lartë të pasagjerëve që udhëtojnë nga brenda dhe jashtë vendit, duhet të paraqiten 3 orë përpara udhëtimit, kohë e mjaftueshme, sipas autoriteve për të organizuar fluturimin për çdo udhëtar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy