
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se bombarduesi amerikan B-52 do të fluturojë sot në qiejt e 30 shteteve aleate të NATO, përfshirë edhe Shqipërinë. Ajo thotë se pamje spektakulare do të shfaqen në qiell sot, pamje të cilat nuk duhen humbur.
“Sot, bombarduesi i Shteteve të Bashkuara B-52 fluturon mbi qiejt e 30 Aleatëve të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Nëse nuk keni parë kurrë një B-52, atëherë kjo është një pamje për t’u parë!”.
Today, B-52 bomber flies over 30 =NATO Allies, including Albania. If you have never seen a B-52, it is a sight to behold! WeAreNATO".
Avionët nga 30 Aleatët e NATO-s pritet të fluturojnë përkrah bombarduesve amerikanë: Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Që nga viti 2018, SHBA ka realizuar më shumë se 200 lloje Task Force Bomberi me Aleatët dhe partnerët.



