Dy shqiptarë në Austri hyjnë mes flakëve për t’i shpëtuar jetën një të moshuari

Dy shqiptarë në Austri hyjnë mes flakëve për t’i shpëtuar jetën një të moshuari

Dy burra nga Kosova nuk kanë pritur dhe kanë hyrë përmes flakëve të shtëpisë që po digjej prej nga kanë nxjerrë jashtë një banor 69 vjeçar. Personi i shpëtuar është bartur në një klinikë speciale në Hanover me lëndime të rënda.

Në një zjarr që ka shpërthyer mbrëmjen e sontme në një punëtori në Eichfeld, një person ka marrë lëndime të rënda si pasojë e djegies dhe gazit helmues. Zjarri është përhapur edhe në shtëpitë në fqinjësi ndërsa shuarja e tij, sipas policisë pritet të zgjasë gjatë gjithë natës, shkruan eisfeldernachrichten.de

Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur rreth orës 19.30 kur kalimtarët kishin alarmuar zjarrfikësit. Ndërkohë, dy burra nga Kosova nuk kanë pritur dhe kanë hyrë përmes flakëve të shtëpisë që po digjej prej nga kanë nxjerrë jashtë një banor 69 vjeçar, përcjell albinfo.ch. Personi i shpëtuar është bartur në një klinikë speciale në Hanover me lëndime të rënda nga djegia dhe nga gazi helmues.

Dy shpëtimtarët, njëri 41 dhe tjetri 44 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e gazit helmues. Ata janë trajtuar në një klinikë në mënyrë ambulantore.

Shuarja e zjarrit po ecën ngadalë për shkak të vjetërsisë së ndërtesave, transmeton albinfo.ch. Pastaj shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën kështu që flakët vazhdimisht përhapen gjuthandej, ka thënë një zëdhënës policie.

Të lënduar të tjerë nga ky zjarr nuk ka pasur ndërsa lartësia e dëmeve materiale tani për tani vlerësohet në mbi 100 mijë euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy