
Këngëtari nga Lezha, Pllumb Dungaj në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, erdhi me një rrëfim të jetës dhe karrierës së tij muzikore.
Ai ndau eksperiencën e tij që me fillimet e tij në muzikë prej vitit 2014 deri në ditët e sotme si baba i katër fëmijeve dhe si gjysh së shpejti.
Unë kam kënduar që në vitin 2004, si pjesëtarë i një grupi rinor lezhjan dhe pas shumë vitesh u shkëputem me njeri tjetrin edhe pse jemi emigrant brenda Shqipërisë, bënim muzikë alternative.
Kemi bërë disa këngë, pastaj kam bërë edhe këngë për Luiz Ejllin, dhe pasi ai vet ka qenë pjesë e BB Vip edhe unë bëra një këngë për atë, pastaj unë u futa një format tjetër “It’s my home 2” dhe aty promovova edhe artin tim dhe bëra disa këngë të tjera, ë bëra këtë për të promovuar artin dhe për ti thënë rininë që ju duhet të ecni sa më me pozitivitet, të mos jeni naive me veten dhe të bëni atë që është e mundur për artin.
Pjesëmarrje ime ne talent show në Shqipëri, nuk më bën të mërzitem as të stepem, përkundrazi më ka bërë të ec përpara por përmes publikut shqiptar pasi e pa dhe e dëgjoj sepse unë e kisha një mesazh brenda këngës sepse sot nuk ka dashuri. Kënga ishte për ti thënë të gjithëve që rinia nuk blihet, dashuria nuk blihet, sot vlera e karakterit nuk blihet, respekti nuk blihet, sot gjithçka është kthyer në një gamë materializmi, në një gamë të madhe të interesit.
Sa i takon jetës emocionale jam baba i katër djemve, do bëhen gjysh së shpejti me një nip nga djali i madh. Poashtu jam i diplomuar për shkenca politike por kam punuar prej vitesh për të drejtat e minoriteteve.



