Malajzi, gjykata shpall fajtore për korrupsion gruan e ish-kryeministrit

Malajzi, gjykata shpall fajtore për korrupsion gruan e ish-kryeministrit

Një gjykatë malajziane shpalli të enjten fajtore Rosmah Mansor, gruan e ish-kryeministrit Najib Razak, për kërkimin dhe marrjen e ryshfeteve në këmbim të kontratave qeveritare, vetëm disa ditë pasi burri i saj u burgos për korrupsion.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Kuala Lumpur, Mohamed Zaini Mazlan tha se prokuroria vërtetoi akuzën përtej një dyshimi të arsyeshëm.

Ndërkohë Rosmah, 70 vjeç, u shpall e pafajshme për tre akuza, për kërkim dhe marrje ryshfeti midis vitit 2016 dhe 2017 se kishte ndihmuar një kompani të siguronte një projekt të furnizimit me energji diellore prej 279 milionë dollarësh nga qeveria kur burri i saj ishte në pushtet.

Akuzat parashikojnë dënime deri në 20 vite burg dhe një gjobë prej të paktën pesëfishi i shumës së ryshfetit, megjithëse Rosmah mund të kërkojë pezullimin e dënimit nga Gjykata e Lartë e Kuala Lumpur.

Prokurorët thonë se Rosmah kërkoi një ryshfet prej 187.5 milionë ringgit (41.80 milionë dollarë) dhe mori 6.5 milionë ringgit nga një zyrtar i kompanisë që fitoi projektin.

Ish-kryeministri Najib dhe gruaja e tij, e cila është përballur me kritika për stilin e saj të bujshëm të jetesës, janë në qendër të një goditjeje të gjerë kundër korrupsionit.

Javën e kaluar, Najib nisi vuajtjen e një dënimi prej 12 vitesh burg pasi gjykata e lartë e Malajzisë la në fuqi dënimin për një rast të lidhur me një skandal ryshfeti shumë miliarda dollarësh në fondin shtetëror 1Malaysia Development Berhad (1MDB). Ndërkohë ai po përballet me gjykatën, lidhur me katër raste të tjera korrupsioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy