51 largimet nga PD-ja e Korçës, Trebicka: Numri do të ishte dhe më i lartë, Basha nuk dha llogari për humbjen (VIDEO)

51 largimet nga PD-ja e Korçës, Trebicka: Numri do të ishte dhe më i lartë, Basha nuk dha llogari për humbjen (VIDEO)

Nga Partia Demokratike në Korçë vjen një tjetër valë dorëheqjesh si pasojë e pakënaqësive ndaj lidershipit aktual.

51 kryetarë, sekretarë grup-seksionesh dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të gruas kanë lënë postet e tyre drejtuese me argumentin se Lulzim Basha ka hedhur poshtë punën e tyre.

Lidhur me këtë çështje dhe mbi pakënaqësitë e krijuara në degën e Partisë Demokratike në Korçë, i ftuar përmes një lidhje Skype në studion e MCN TV ishte ish-anëtari i kryesisë Leonard Trebicka.

Trebicka u shpreh për MCN TV se në 30 vite nuk kishte parë këtë lloj përçarje në qarkun e Korçës, ndërsa shtoi se numri i anëtarëve që do të jepnin dorëheqjen do të ishte dhe më i madh, por disa prej tyre nuk ndodheshin në Shqipëri.

Ndërkohë sipas Trebickës kur Lulzim Basha u takua me demokratët e Korçës pas zgjedhjeve nuk u dha përgjigje anëtarëve se çfarë do të ndodhte tashmë që do të ishin sërish në opozitë, por po fliste si një kandidat për kryetar të partisë.

1. Keni  qenë  vetë ju ai që keni njoftuar dorëheqjen e 51 përfaqësuesve të degës Korçë. Pse ky vendim?

Për të mos u keqkuptuar, unë kam lexuar deklaratën por nuk jam unë iniciatori. Kjo gjë është bërë e ditur prej 3 ditësh. Pas momentit të bërjes publike kemi pasur shumë reagime.

Unë thjesht e kam lexuar deklaratën, por gjithsesi më erdhi mirë që ka pasur një reagim të madh.

Një pjesë e mirë që kanë dhënë dorëheqjen kanë firmosur.

Dua të theksoj që numri 51 mund të ishte edhe më i madh, por shumica janë me pushime dhe nuk ishin këtu, por kanë bërë të ditur se nëse do të ishin këtu do të firmosnin edhe ata.

2. Cilat janë konkretisht pakënaqësitë tuaja në lidhje me lidershipin e Partisë Demokratike?

Kur Basha erdhi në Korçë dhe i kam kërkuar llogari për faktin se do të jemi në opozitë për vite të tëra dhe pse ndodhi kjo, për çfarë ndodhi me Korçën. Ne na intereson se çfarë ka ndodhur në qytetin e Korçës.

Në 30 vite nuk i pash asnjëherë bashkë deputetët e qytetit Korçë, ose të qarkut, gjithmonë ishin të përçarë dhe madje kishte dhe debate të rënda që pse ta kesh ti këtë lagje dhe pse atë.

Më duket shumë absurde diçka e tillë. Kjo përçarje. Ne mbi të gjitha ishim demokratë, por mund të kishim mundësi shumë më shumë.

Për këtë duhet të përgjigjej Lulzim Basha. Në atë moment që erdhi, ai Basha fliste si kandidat për kryetar të partisë se sa të jepte llogari përse ndodhi diçka e tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy