Javën e ardhshme, Këshilli i Evropës dhe komisioneri për Zgjerimin, Olivér Varhelyi, do të paraqesin strukturën e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshillin Europian.
Kjo është konfirmuar nga drejtoresha për Ballkanin Perëndimor për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera.
“Ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për pranimin në Bashkimin Evropian’’, shprehet ajo në Twitter.
Lidhur me temën e integrimit ka pasur edhe një reagim nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit, para 8 qershorit, data kur pritet të dalë korniza e negociatave, duhen bërë patjetër përparime për Reformën Zgjedhore me konsensus që t’i japim Europës sinjale pozitive.



