Skenari i PD-së: Protesta në të gjithë vendin edhe pas 30 qershorit

Skenari i PD-së: Protesta në të gjithë vendin edhe pas 30 qershorit

Teksa na ndajnë jo më pak se 4 ditë nga 30 qershori, dita kur mazhoranca do të shkojë në zgjedhjet lokale, Partia Demokratike do të nisë një fushatë të re protestash.

Pritet që opozita të mbajë protesta në 61 bashkitë ku pritet që mazhoranca të zhvillojë procesin zgjedhor, ndërsa më e madhja do të organizohet ditën e dielë, pikërisht ditën e votimit, konfirmuan për TemAtv, nga selia e PD-së. 

Në bashkëpunim me Aleancën Qytetare në Mbrojtje të Demokracisë, Partia Demokratike dhe aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë njoftuar protesta në të gjitha bashkitë kundër votimeve njëpartiake, në kundërshtim me Kushtetutën.

Opozita dhe qytetarët do të protestojnë në të 61 bashkitë e vendit në mbrojtje të demokracisë dhe rendit kushtetues dhe kundër farsës së votimeve të paligjshme.

Protestat do të shtrihen në të gjithë vendin dhe sipas informacioneve do të zhvillohen në sheshe qendrore dhe pranë KZAZ-ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy