Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA nuk kanë nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare për inteligjencën artificiale (AI) në një samit global në Paris.
Deklarata, e nënshkruar nga dhjetëra vende, përfshirë Francën, Kinën dhe Indinë, premton një qasje "të hapur", "përfshirëse" dhe "etike" ndaj zhvillimit të teknologjisë.
Gjatë samitit të kësaj jave në Paris, zëvendespresidenti JD Vance paralajmëroi evropianët se rregullimi i tepërt cënon inovacionin.
Ne besojmë se rregullimi i tepërt i sektorit të Inteligjencës Artificiale mund ta vrasë këtë industri revolucionare. Ne besojmë shumë se kjo teknologji duhet të mbetet larg paragjykimeve ideologjike. Rregullat evropiane për privatësinë në internet sjellin kosto të mëdha ligjore për kompanitë më të vogla.



