Themeluesi i "Facebook" Mark Zuckerberg ka thyer heshtjen e tij pesë ditore në skandalin që e ka përfshirë kompaninë e tij këtë javë, duke pranuar se politikat që lejonin keqpërdorimin e të dhënave ishin "një shkelje e besimit midis Facebook dhe njerëzve që ndajnë të dhënat e tyre me ne dhe presim që ne ta mbrojmë atë ".
Deklarata e tij e parë vjen pas akuzave se informacion privat per 50 milion perdorues eshte keqperdorur nga firma e konsulences politike dhe theksoi se "Facebook" po ndryshon mënyrën se si publikohen të dhënat dhe premtoi se do të prezantojë një sërë ndryshimesh.
"Këto do ta bënin shumë më të vështirë për aplikacionet që të "korrnin" informacionin e përdoruesit", tha ai.
Zuckerberg nuk foli për asnjë media, por zgjodhi produktit të tij, rrjetin social "Facebook" me më shumë anëtarë në botë që ka humbur miliarda dollarë prej disa ditësh, që kur shpërtheu skandali me të dhënat e përdoruesve.
“Ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe, nëse nuk do të mundemi ta bëjmë këtë, atëherë nuk e meritojmë t’iu shërbejmë. Kam punuar këto ditë për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe sesi të sigurohem që kjo gjë të mos ndodhë më sërish. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të parandaluar ripërsëritjen e kësaj gjëje, ne i kemi ndërmarrë vite më parë. Por, sigurisht që kemi bërë edhe disa gabime, ndaj kemi shumë për të bërë dhe duhet të përshkallëzojmë veprimet tona”, shton më tej ai.
Një shkelje besimi tha ai mes “Kogan”, “Cambridge Analytica” dhe “Facebook”-ut, por edhe shkelje besimi mes rrjetit social dhe njerëzve që dëshirojnë të ndajnë të dhënat e tyre “me ne, duke pritur prej nesh t’i mbrojmë ata kishte ndodhur, ndaj duhet ta zgjidhim këtë problem.
“Unë e themelova "Facebook" dhe sigurisht që në fund të fundit jam unë përgjegjës për atë që ndodh në platformën tonë. Dua t’iu siguroj se jam i ndërgjegjshëm kur them se do të ndërmarr çfarë nevojitet për të mbrojtur komunitetin tonë”, premton Zuckerberg.
Gjithashtu ai premton edhe disa hapa të tjera që Facebook duhet të ndërmarrë, duke hetuar të gjitha aplikacionet që kanë shfrytëzuar sasi të mëdha informacioni nga rrjeti social përpara se ai t’i nënshtrohej reduktimit drastik të qasjes në vitin 2014. Ai premton gjithashtu se do t’iu kufizohet qasja në të dhënat e përdoruesve të gjithë zhvilluesve për të parandaluar një abuzim të tillë në të ardhmen.
Zuckerberg dëshiron t’i sigurojë përdoruesit se do t’i informojnë se cilave aplikacione u duhet besuar e cilave jo për të pasur qasje te të dhënat e tyre.



