Sulmi në Ukrainë/ Aliçka: Vendet perëndimore për herë të parë po tregojnë se janë kompakte kundër agresionit rus (VIDEO)

Sulmi në Ukrainë/ Aliçka: Vendet perëndimore për herë të parë po tregojnë se janë kompakte kundër agresionit rus (VIDEO)

Rusia ka nisur sulmet në Ukrainë. Forcat ushtarake të urdhëruara nga Putin filluan bombardimet në kryeqytetin e Kievit dhe qytete të tjera të rëndësishme si Kharkiv, Kramatorsk, Dinpro, Mariupol, Odesa dhe Frankisvsk.

Raportohet se forcat ushtarake  ruse kanë hyrë nga kufiri mes dy shteteve, por edhe nga kufiri me Bjellorusinë dhe Krimenë.

Në opinionin e tij lidhur me këtë situatë, ish-ambaadori Ylljet Aliçka, tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se kjo duket të jetë një strategji e mirëmenduar nga Rusia dhe se kundrejt kësaj, vendet perëndimore po tregojnë kompakticitet kundër agresionit rus.

Nocioni i parë këtu del të jetë se sa delikate është rendi botëror, inercia e mentalitetit të paqes që mbizotëronte në Evropë. Evropa duket se ishte e sigurte dhe mjaftoi një politikë e ardhur nga vendi që duket se në traditën e tyre e ka pasur agresivitetin territorial, për të lëkundur gjithçka, duket se është një strategji e mirëmenduar nga ana ruse. Ky është refleksioni i parë, i dyti ka të bëj se a do të pushtonte Rusia Ukrainën, elementet e pabesisë po dalin aq shumë në botë, realiteti po tregon se ka befasi, pabesi, dhe se nuk respekton asnjëri principet. Nga ana tjetër, për herë të parë vendet perëndimore po kompaksohen te lidhja demokracive, e këtyre vendeve demokratike. Vendet autokratike me mentalitet fanatik ekstrem, po përballen me modelin demokratik, ana e mirë e kësaj. Në pikëpamjen ligjore, ti po ndalon një vend të jetë anëtar i NATO-s, që është një shkelje e ligjeve ndërkombëtare kur ka të drejtë të lidhet me kë të dojë.

Për ish-ambasadorin, Ukraina e ka tashmë mbështetjen e Perëndimit.

Padyshim që e ka, është një solidaritet në grup dhe Evropa si asnjëherë po reagon, ana pozitive e kësaj është që janë bërë bashkë dhe po i kundërvihen me një unitet një modeli agresiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy