Angela Merkel vë alarmin për antisemitizmin: Mos harroni të shkuarën

Angela Merkel vë alarmin për antisemitizmin: Mos harroni të shkuarën

Angela Merkel është shprehur se antisemitizmi është një problem në Gjermani dhe se vendi e ka përgjegjësi historike që të përballet me kërcënimin e populizmit të ekstremit të djathtë brenda dhe jashtë kufijve.

Kancelarja gjermane, në fjalën e saj pas zgjedhjeve parlamentare europiane, në të cilat nacionalistët patën ngjitje dhe partia e saj Bashkimi Kristian Demokrat humbi mbështetjen, ajo tha se “reflektime të së shkuarës” do të thotë që vendi duhet të jetë gjithnjë vigjilent.

 “Germania nuk do të shkëputet nga zhvillimet që shihen nëpër botë  dhe në vend gjithashtu. Megjithatë, në Gjermani gjithçka duhet parë në kontekstin e së shkuarës , çka do të thotë se duhet të jemi më vigjilentë se të tjerët…”, u shpreh ajo në një intervistë të sajën.

Komentet e saj vijnë disa ditë pasi Felix Klein u tha hebrenjve të mos vishnin kipa në publik, për shkak të një serie sulmesh raciste në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy