
Numri i të infektuarve dhe viktimave për shkak të Covid-19 vijon të rritet në të gjithë botën. Vetëm në 24 orët e fundit në Greqi janë raportuar 3442 qytetarë të infektuar dhe 25 viktima.
Numri i përgjithshëm i viktimave për shkak të Covid në Greqi ka kapur shifrën 13278 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë.
Ndërkohë në intubim janë 282 qytetarë.



