
Ornela Mabelli tha në “Zgjohu me MCN” se njerëzit tani preferojnë të adoptojnë më shumë qentë e racës “Poodle”, pasi është më e lehtë të kujdesesh për ta.
Po ashtu Mabelli tha se në momentin që qeni lihet për një kohë të gjatë në shtëpi bëhet nervoz dhe kalon në agresivitet.
Në momentin që qeni lihet për një kohë të gjatë në shtëpi, bëhet nervoz dhe kalon dhe në agresivitet. Qeni duhet të bëjë ecje të gjata që dhe në shtëpi të jetë i qetë, të mos bezdisë familjarët, të mos kafshojnë çdo gjë në shtëpi.
Labradori ka qenë dikur trend, tani nuk është më, momentalisht është qeni Poodle, pasi nuk humbet qime, pjesa e mirëmbajtjes është pak më e thjeshtë, është qen i vogël, për apartamente është ideal. Do vetëm personat e familjes, është i dashur me fëmijët është fantastik. Është kthyer shumë në trend qeni Poodle.



