
Forcat e Armatosura ruse kanë shkatërruar 1325 objekte të infrastrukturës ushtarake ukrainase.
Një deklaratë e tillë u bë gjatë së martës nga zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.
“Forcat e Armatosura Ruse kanë goditur 1325 objekte të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës, duke përfshirë 43 qendra komanduese dhe të komunikimit të ushtrisë ukrainase”, tha ai.
Sipas Konashenkov, janë shkatërruar edhe 395 tanke dhe mjete të tjera të blinduara luftarake, 59 raketahedhës të shumëfishtë, 179 armë artilerie dhe mortaja, si dhe 286 automjete speciale ushtarake.
Më tej u bë me dije se forcat ruse do të godasin objektet e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës dhe Qendrës së 72-të të Informacionit dhe Operacioneve Psikologjik, në Kiev.
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një operacion të posaçëm ushtarak në 24 shkurt, bazuar në një kërkesë të krerëve të republikave të Donbasit.
Udhëheqësi rus tha se Moska nuk kishte plane për të pushtuar territoret e Ukrainës dhe qëllimi ishte çmilitarizimi dhe denazifikimi i vendit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi më vonë se Forcat e Armatosura Ruse nuk po kryenin sulme kundër qyteteve të Ukrainës, por se infrastruktura ushtarake ukrainase po shkatërrohej nga armët precize dhe nuk kishte asnjë kërcënim për civilët.



