Paketa e ndihmës në Maqedoninë e Veriut/ Dauti: Mbështet shtresat në nevojë dhe kompanitë. 42 mijë përfitues

Paketa e ndihmës në Maqedoninë e Veriut/ Dauti: Mbështet shtresat në nevojë dhe kompanitë. 42 mijë përfitues

Kryetari i nderit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Xhemail Dauti, foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi paketën e ndihmës që po jep qeveria në Shkup për zbutjen e efekteve të krizës.

Dauti bën me dije se paketa do përqendrohet te shtresat më vunerabël, ku në tërësi janë 42 mijë persona që do të përfitojnë nga 50 euro në muaj, për katër muaj.

Paketa e masave të qeverisë është 362 milionë euro, do mbështesë shtresat e ndjeshme, likuiditetin e kompanive dhe stabilitetin e produkteve bazë. Masat do jenë funksion 4 muajt e ardhshëm. Do përfshihen kategoritë me përkrahje sociale, të papunët, kompani të falimentuara, persona me të meta fizike. Janë afro 42 mijë persona, që do marrin nga 50 euro në muaj. Do ketë 45 për qind të pensionistëve, që kanë pensione më pak 200 euro, do përfshihen në një masë 50 euro në katër muajit e ardhshëm”.

Dauti thotë se në paketën e masave do të përfshihen edhe kompanitë, duke shtuar se shuma vjen nga buxheti i shtetit.

Në Maqedoninë e Veriut çmimi i energjisë elektrike është 10-fish më i shtrenjtë. Qeveria me këto masa që pritet të kalojnë në Kuvend, do përfshihen institucionet publike, shëndetësore, arsimore, kompanitë e vogla të mesme, energjitike, do mundohen të përfshihen edhe kompani të mëdha të rrymës elektrike. Nuk është bërë përllogaritja si do bëhet shpërndarja. Këto masa kanë për qëllim të ndihmojnë në stabilizimin, nuk mund ta zgjidhin problemin. Paketa e ndihmës vjen nga buxheti i shtetit”.

Sa i takon çmimit të energjisë për konsumatorët, ai tha se do të ketë një limit, që nëse tejkalohet atëherë qytetarët duhet të paguajnë në një vlerë tjetër.

Është i garantuar deri në një farë limiti çmimi i ulët. Nëse një familje e tejkalon, paguan një vlerë tjetër. Për kompanitë, kategorizohet, kompani të vogla, të mesme, të mëdha. Nëse bëj krahasimin me vjet çmimi është 11 herë më i madh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy