Arabia Saudite kërkon dënimin me vdekje për aktivisten e parë femër

Arabia Saudite kërkon dënimin me vdekje për aktivisten e parë femër

Prokurori publik i Arabisë Saudite ka kërkuar dënimin me vdekje për pesë aktivistë, duke përfshirë edhe mbrojtësen e të drejtave të grave, Israa al-Ghomgham.

Human Rights Watch tha se ata kohët e fundit dolën në gjyq në një gjykatë të terrorizmit mbi akuzat duke përfshirë "pjesëmarrjen në protesta" në rajonin e Qatif.

Kjo zonë ka qenë skenë e demonstratave nga komuniteti mysliman Shia.

Ghomgham besohet të jetë gruaja e parë saudite që mund të përballet me dënimin me vdekje për punën e saj lidhur me të drejtat e grave.

HRW paralajmëroi se ky vendim vendos "një precedent të rrezikshëm për aktivistet e tjera që aktualisht janë prapa hekurave" në mbretërinë e Gjirit.

Të paktën 13 mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe aktivistë të të drejtave të grave janë arrestuar që nga mesi i majit, të akuzuar për aktivitete që konsiderohen si rrezik për sigurinë kombëtare. Disa janë liruar, por të tjerët mbeten ende në paraburgim.

HRW tha se Ghomgham ishte një aktiviste e njohur për pjesëmarrjen dhe dokumentimin e protestave masive që kanë ndodhur në Qatif që nga viti 2011.

Anëtarët e komunitetit Shia kanë dalë në rrugë për t'u ankuar për diskriminimin që ata përballen nga qeveria sunnite, shkruan BBC.

Ghomgham dhe bashkëshorti i saj thuhet se u arrestuan në dhjetor të vitit 2015, dhe që nga ajo kohë janë mbajtur në burgun e Al-Mabahithit të Dammamit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy