Pako bamirësie në Lezhë/ 10 mijë euro për 22 vajza dhe 300 familje në nevojë (VIDEO) 

Pako bamirësie në Lezhë/ 10 mijë euro për 22 vajza dhe 300 familje në nevojë (VIDEO) 

Për të dytin vit radhazi në qytetin e Lezhës u bënë bashkë 20 shefa të kuzhinës për një mision të veçantë dhe human në mbështetje të qendrës rezidenciale “Rozalba” e cila strehon vajzat e mitura që kanë mbetur jetime apo ato që janë pre e dhunës.

Mbështetja me të ardhura prej 10 mijë eurosh nga  “Rotary Club of Lezha” do të shkojë për 22 vajzat e qendrës dhe për 300 familje në nevojë të cilat do të mbështeten me pako ushqimore për fetat e fundvitit.

Drupal Ad

Ftesës për të kontribuar iu përgjigjen dhjetëra qytetarë, përfaqësues institucionesh dhe të biznesit, ndërsa kjo iniciative synohet të kthehet në traditë të përvitshme në Lezhë.

Drejtuesja e "Rozalba"-s moter Alma Zogu thotë se këtë vit kjo qendër ka pritur edhe 8 raste të reja dhe falë mbështetjen përmes donacioneve po funksionon më së miri.

Qendra rezidenciale "Rozalba" ndodhet në fshatin Gjadër të Lezhës dhe është ngritur 9 vite më parë nga Kisha Katolike për ti ardhur në ndihmë vajzave të mitura pa kujdes prindëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy