Kur duhen edhe pak ditë nga rivotimi i ligjit të gjuhëve në palramentin e Maqedonisë, partia më e madhe e opozitës, VMRO-DPMNE, dorëzoi në kuvend dhjetëra amendamente kundwr ligjit të shumëdebatuar që u kthye mbrapsht nga presidenti i vendit , Gjorge Ivanov.
Partia e ish-kryeministrit Gruevski i bëri thirrje shumicës aktuale parlamentare të tërheqë të ashtuquajturin ligji i gjuhës shqipe dhe të zgjerojë dialogun.
Deputeti i partisë më të madhe opozitare në vend Vllatko Gjorçev, kërkoi tërheqjen e këtij Ligji, ndërkaq i bëri thirrje koalicionit qeveritar që teksti i Ligjit të bëhet përmes dialogut dhe i njëjti të sigurojë avancimin e gjuhëve të etniteteve të tjera.
Parlamenti i Maqedonisë do të votojë më datë 29 janar paketën ligjore që zyrtarizon përbormin e shqipes në institucionet kryesore në vend. Bëhet fjalë për votimin e tretë, pas të cilit sipas kushtetutës maqedonase, presidenti Ivanov është i detyruar ta dekretojë ligjin.



