
Të jesh shofer autobusi dhe njëkohësisht të argëtosh pasagjerët duke kënduar këngë labçe gjatë udhëtimit, kjo është historia e veçantë dhe plot ngjyra e Ilir Bendajt, shofer autobusi dhe emigrant nga Vlora, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”.
Iliri e nisi rrugëtimin e tij të emigrimit nga Triporti drejt Italisë, ku jetoi për më shumë se dy dekada, për të vijuar më pas në Angli dhe sot është i vendosur në Francë, ku punon si shofer autobusi për turistë.
Krahas punës, ai nuk i është ndarë kurrë pasionit të tij të madh, muzikës labçe.
Kam shkelur pothuajse gjithë Evropën dhe kam jetuar në disa shtete, por sytë dhe zemra i kam ende nga Shqipëria. Jam një vlonjat që këndon labçe në Paris.
Reagimi i turistëve ndaj këtij shoferi atipik është gjithmonë pozitiv. Këngët labçe gjatë udhëtimit e kthejnë eksperiencën në diçka unike dhe të paharrueshme.
Shofer kamioni kam qenë për herë të parë. Kam bërë linjat e gjithë Evropës. Në Francë u ndjeva mirë që në fillim, sepse njihja njerëz dhe ambienti ishte mikpritës.
Që prej vitit 2019, Iliri jetoj në Francë. Duke qenë se muzika ka qenë gjithmonë pasioni im hapa edhe një faqe në rrjetet sociale, ku transmetoj live dhe ka mijëra ndjekës, veçanërisht në TikTok, ku shumë prej tyre janë dëgjues të rregullt të “radios” së tij improvizuese.
Kur marr turnin, ia fus një labçe. E kam pasur gjithmonë pasion këngën, edhe kur kam qenë shofer kamioni, edhe tani si shofer autobusi.
Një histori emigrimi, pune dhe dashurie për muzikën, që dëshmon se rrënjët nuk harrohen kurrë, edhe kur je duke kënduar labçe, në zemër të Parisit.



