Gashi: Bardhi po tenton t’i marrë vendin Berishës. Zonja: Vrau “babain” e tij Bashën, ky është një trofe në politikë

Gashi: Bardhi po tenton t’i marrë vendin Berishës. Zonja: Vrau “babain” e tij Bashën, ky është një trofe në politikë

Pedagogu Shpend Gashi tha në emisionin “Scrolling” që Gazment Bardhi po tenton t’i marrë vendin kreut të PD-së së Rithemelimit Sali Berisha.

Luftën Bardhi s’e ka me Ramën. Nuk janë në të njëjtën kategori. Ai po tenton t’i marrë vendin Berishës. Deri tani vetëm Gaz Bardhi është kandidat për t’i marrë vendin Berishës, sepse të tjerët po fshihen pas hijes së Berishës. Absolutisht i ka krahët e mbrojtura, Gazi luan vetëm me kartën e amerikanëve. E shet që ka një pjesë konservatore që mbështet PD-në. Këto zgjedhje janë për nr.2. Nuk bëhet rotacioni me vota. Rotacioni bëhet vetëm po ta lëshojë fronin Rama. Nuk besoj se një parti e pastrukturuar do ketë fuqi elektorale përballë një superstrukture”.

Shpend Gashi mendon se "Gazment Bardhi nuk ngjit fare si lider" dhe nuk po e drejton ai PD-në e Rithemelimit. Megjithatë Gashi vë në dukje se "Bardhi është elokuent dhe nuk ka ku të kompromentohet". 

Ndërkaq gazetari Sebastian Zonja vuri në dukje se Bardhi vrau “babain e tij politik” Bashën, shumë shpejt, dhe kjo mund të konsiderohet një trofe në politikë.

Bardhi ka kryer aktin e parë, vrau të atin, e vrau Bashën. U largua shkoi dhe bëri marrëveshje me Berishën. Ky është një trofe që ti e merr me vete. Merkeli e mori me Kohl-in e parë. Basha duhet ta kishte konfliktin me Ramën për t’u bërë kryeministër. E dyta, Bardhi bëri marrëveshje me Berishës, i tha unë s’do merrem me SPAK-un, 'tim at e vrava’, me amerikanët i kam punët mirë, grupin parlamentar e drejtoj si të dua unë, Bashën e nxori nga strofulla në podcast”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy