I akuzuar për korrupsion, Rusia arreston ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes

I akuzuar për korrupsion, Rusia arreston ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes

Rusia arreston ish-zëvendësministrin e Mbrojtjes nën akuzën e korrupsionit. Arrestimi i Dmitry Bulgakov është incidenti i fundit i profilit të lartë në spastrimin e vazhdueshëm brenda pushtetit të lartë ushtarak të Moskës.

Dmitry Bulgakov, i cili ishte zëvendësministër i Mbrojtjes i ngarkuar me logjistikën ushtarake për gati 15 vjet derisa u shkarkua në shtator 2022, u arrestua nga shërbimi i sigurisë FSB të premten dhe u dërgua në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë.

Ai akuzohet për dështimet logjistike të ushtrisë ruse gjatë muajve të parë të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë nga Kremlini, gjë që i la trupat të pafurnizuara mirë dhe penguan përparimet e Moskës.

Drupal Ad

Bulgakov, i cili është vlerësuar me disa çmime të larta ushtarake dhe civile, duke përfshirë çmimin “Hero i Rusisë”, nderimi më i lartë i vendit, ishte një nga zyrtarët më jetëgjatë të mbrojtjes.

Spastrimi filloi më 23 prill me arrestimin tronditës të Timur Ivanov, një tjetër zëvendësministër veteran i mbrojtjes. Më pas, në harkun kohor të disa javëve, katër zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes u arrestuan të akuzuar për korrupsion, duke shënuar goditjen më të rëndë në ministrinë e Mbrojtjes në dekada.

Vladimir Putin shkarkoi gjithashtu ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke e zëvendësuar me ekonomistin teknokrat Andrei Belousov.

Gjithçka shihet si një përpjekje e Vladimir Putinit për të reduktuar korrupsionin në ministrinë e Mbrojtjes dhe për të përmirësuar prodhimin ushtarak për një luftë të gjatë kundër Ukrainës që mund të vendoset kryesisht nga prodhimi industrial.

“Lufta kundër korrupsionit është një punë e qëndrueshme. Nuk është një fushatë, është punë e vazhdueshme”, u tha gazetarëve në maj zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy