Dita e Verës, qytetarë të shumtë nga Tirana vizitojnë Elbasanin/ Duka: Rezervime të shumta në hotele e restorante (VIDEO)

Dita e Verës, qytetarë të shumtë nga Tirana vizitojnë Elbasanin/ Duka: Rezervime të shumta në hotele e restorante (VIDEO)

MCN Live ka ndjekur nga afër aktivitetet e shumta që po zhvillohen në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Korrespondentja e MCN Tv, Entela Duka tha se vizitorë të ardhur nga kryeqyteti dhe vende të tjera po shijojnë këtë ditë në kryeqytetin e Ditës së Verës.

Këngëtari Mehdi Zena tha për mikrofonin e MCN Live se Dita e Verës është ditë e shenjtë për të gjithë qytetarët e Elbasanit.

Dita e Verës është ditë e shenjtë për elbasanasit, është një ditë e lumtur për të gjithë Elbasanin. I uroj shëndet dhe të mira elbasanasve kudo ku ndodhen.

Dita me diell është shenjë e Zotit.

Një urim për të gjithë qytetarët ka ardhur dhe nga aktori i njohur i Elbasanit.

Uroj shëndet dhe mirësi për të gjithë familjet shqiptare dhe mbi të gjitha sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin.

Një vizitore nga Tirana tha se atmosfera në Elbasan është shumë e bukur.

 Është shumë bukur, kemi ardhur nga Tirana, këtu është qendra e festës. Është hera e dytë që vij. Dita sot qenka e bukur, i uroj shqiptarëve, mirësi dhe shëndet.

Nga ana tjetër qytetarët elbasanas e festojnë këtë ditë sipas traditës.

Kemi futur ujë në shtëpi sipas traditës. Kemi futur gjethen e ullirit që simbolizon paqe.

 

 

Duka bëri me dije se qytetarët kanë rezervuar në restorante, ashtu si edhe strukturat hoteliere .

Ka pasur rezervime jo vetëm në restorante, por edhe në hoteleri të cilat kanë qenë plot me turistë që prej natës së mbrëmshme.

Shumë qytetarë nga Tirana kanë ardhur për të festuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy