Prezenca e OSBE-së ka prezantuar sot rezultatet e raportit “Monitorimi i Gjykimeve Administrative në 2015, në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe në Gjykatën Administrative të Apelit”.
Monitorimi i sistemit të gjykatave administrative të ngritura në nëntor 2013 ka nxjerë një pah një sërë problemesh.
Monitorimi i Prezencës synonte të vlerësonte nëse sistemi i ri i gjykatave administrative funksionon në përputhje me standardin ndërkombëtar për gjykim të drejtë dhe me ligjin për Gjykatat Administrative.
Në lidhje me kohëzgjatjen e gjykimeve, Prezenca konstatoi faktin pozitiv se shqyrtimi i çështjeve nga gjykatat e shkallës së parë është relativisht i shpejtë. Nga ana tjetër, për shumicën e gjykatave administrative të shkallës së parë, infrastruktura që duhet të mundësojë akses të efektshëm në gjykata rezultoi e pamjaftueshme. Në lidhje me të vetmen Gjykatë Administrative Apeli në vend, monitorimi tregoi se kuadri ligjor nuk e ndihmon ngarkesën e punës së që ka aktualisht kjo gjykatë.
Mes problemeve të konstatuara në raport përmenden mbulimi i pamjaftueshëm gjeografik i secilës gjykatës të shkallës së parë, numri i vogël i sallave të gjyqit, seancat joproduktive etj.
“Nga 387 seanca të monitoruara, 42 (ose 10.8%) ishin joproduktive, d.m.th. në to nuk ndodhi asgjë thelbësore sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Në seancat joproduktive, nuk u dha asnjë argument, nuk u qarkullua asnjë dokument apo material me shkrim, as nuk u mor ndonjë provë dhe as nuk u bë ndonjë kërkesë procedurale. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të Vlorës kishte numrin më të vogël të seancave joproduktive. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të Durrësit kishte numrin më të lartë të seancave joproduktive”, thuhet në raport.
Në rekomandimet e hartuara pas gjetjeve të raportit përfshihet ndërtimi i një faqeje të Monitorimi i gjykimeve administrative të internetit të tyre ose një të përbashkët, ku të jepet informacion i përditësuar dhe i aksesueshëm, përfshirë kalendarin javor të gjykatës.
Prezenca e OSBE-së rekomandon që numri i personelit të gjykatës, përfshirë gjyqtarët, ndihmësit ligjorë dhe personelin mbështetës të rritet. Në mënyrë alternative, dhe si një perspektivë më e preferuar për Prezencën, legjislativi dhe ekzekutivi në Shqipëri të vlerësojë rritjen e numrit të gjykatave administrative në vend. Duke qenë se Reforma në Drejtësi është në proces, ky mund të jetë çasti i duhur për ta marrë në konsideratë zgjidhjen e kësaj çështjeje.



