Del pas 5 orësh në SPAK Arbër Veliaj: Erdha vullnetarisht për të sqaruar pozicionin tim (VIDEO)

Del pas 5 orësh në SPAK Arbër Veliaj: Erdha vullnetarisht për të sqaruar pozicionin tim (VIDEO)

Ka dalë nga SPAK pas afro 5 Arbër Veliaj, i cili në një prononcim për mediat u shpreh: “Erdha vullnetarisht për të sqaruar pozicionin tim”.

Nisur nga transkasionet bankare, SPAK dyshon se vëllai i kryebashkiakut të Tiranës mund të ketë kryer pastrim parash, deklarim i rremë i pasurisë dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. 

Ai është pyetur si person në dijeni të rrethanave të hetimit, duke qenë kësisoj i pashoqëruar nga një avokat. 

Vlen për t'u theksuar se emri i Arbër Veliajt shfaqet në disa episode të dosjes hetimore. 

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i hetuar për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre, ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa e gjashtë biznesmenëve të proceduar si dhe ndaj personave të tjerë të dyshuar se janë përfshirë në këto afera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy