Hoti: Nuk është marrëveshje e përkryer, po as nuk kemi humbur gjë

Hoti: Nuk është marrëveshje e përkryer, po as nuk kemi humbur gjë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka raportuar në Kuvend lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Hoti tha se marrëveshja nuk është perfekte, por as Kosova nuk ka humbur asgjë.

Kosova nuk humb asgjë, marrëveshja nuk është perfekte sepse do të ishte e tillë sikur ta kishim mbyllur me njohje reciproke dhe të ecnim përpara në integrimet euroatlantike. Marrëveshja i sjell Kosovës, 1 miliardë dollarë, njohje nga Izraeli, partneritetin më të fuqishëm që ka pasur Kosova me SHBA-të dhe ajo që është më e rëndësishme përfshirjen e plotë të SHBA në bisedime. Nuk e kemi pranuar minishengenin e Novi Sadit, e kemi kundërshtuar, e kemi pranuar minishengenin e Uashingtonit si palë e barabart e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Hoti.

Lidhur me çështjen e asociacionit të komunave serbe, për të cilën presidenti Thaçi kërkoi një rezolutë nga Kuvendi që e ndalon si temë në bisedimet e Brukselit, Hoti tha se një pikë e tillë nuk do të diskutohet.

Asociacionin nuk jam duke e negociuar, kjo qeveri nuk e ka hapur as nuk do ta hapë temën e asociacionit. Sot është cilësuar si një ditë e rrezikshme, po e shihni se është një ditë normale me diell ku po diskutohet në Kuvend”, ka thënë kreu i qeverisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy