Nisja e numërimit të votave, PDK: Fillimi i një rruge të mbarë për Kosovën

Nisja e numërimit të votave, PDK: Fillimi i një rruge të mbarë për Kosovën

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës deklaroi në nisje të procesit të numërimit të votave se Kosova dëshmoi se është demokraci e pjekur ku qytetarë vendosin me votë.

Ai e cilësoi si ditë të rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët treguan kulturë politike.

Fitore për vendin dhe të ardhmen tonë. Falënderim për kandidatin Bedri Hamza që udhëhoqi fushatë dinjitoze për zhvillimin e Kosovës, mirënjohje për kryetarin e PDK, Memli Krasniqi që i dha kësaj fushate energji.

Fushata bashkoi njerëzit e mirë drejt përparimit. Mbrojtja e votës është prioritet yni.

Vullneti i qytetarëve pasqyron më mirë se sa pasqyrojnë exit poll. Çdo votë të ruhet me korrektësi.

Respektojmë procesin dhe do presim rezultatin përfundimtar.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të mbarë për Kosovën i një rruge për më mirë.

Duke falënderuar gjithë mbështetësit e PDK, strukturat, komisionerët e vëzhguesit që të mbrojnë votën e PDK, rezultati jonë është inkurajues.

Memli Krasniqi dhe Bedri Hamza gjatë kohës kanë punuar me vizion për t’i bashkuar njerëzit për një vizion ma mirë.

Kemi pasur proces ku qytetarët treguan kulturë të lartë demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy