Probleme me motorin, avioni i linjës Firence-Londër bën ulje të detyruar në Malpensa

Probleme me motorin, avioni i linjës Firence-Londër bën ulje të detyruar në Malpensa

Momente paniku dhe frikë në bordin e një avioni të linjës që po fluturonte nga Firence me destinacion Londrën, duke bërë ulje emergjente në Malpensa të Milanos.

Drupal Ad

Shkak u bë një problem me motorin gjatë fluturimit, sot në orët e pasdites (4 Janar). Piloti i aeroplanit të British Airëays duhej të kërkonte autorizim për ulje në aeroportin Malpensa të Milanos, teksa komunikoi me kullën dhe dha si arsye problemin me motorin.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 16:00, kur komandanti i avionit kërkoi autorizimin për ulje në aeroportin e Malpensës dhe për fat të mirë nuk pati asnjë problem tjetër.

Gjithçka shkoi më së miri, pasi avioni u ul pa asnjë problem. Më pas ai u dërgua në një hapësirë të rezervuar në Terminalin 2, ku u lëshuan pasagjerët, teksa po vijojnë procedurat e rastit për të zbardhur shkaqet dhe përfunduar hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy