Nutricionisti Luçiano Bardhi: Ja regjimi ushqimor që duhet ndjekur gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit

Nutricionisti Luçiano Bardhi: Ja regjimi ushqimor që duhet ndjekur gjatë agjërimit në muajin e Ramazanit

Teksa jemi në muajin e Ramazanit, për të gjithë agjëruesit e tij, duhet ditur dobitë e agjërimit dhe vlerat ushqyese që duhen përdorur.

NutricionistLuçiano Bardhi, në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, sqaroj kategoritë që nuk duhen agjëruar për shkak të efekteve shëndetësore.

Kategoritë kryesore të cilat nuk duhet të agjërojnë janë personat diabetike, sepse është pjesa e glicemisë që u luhatet; personat me tension arterial; personat që i janë nënshtruar një ndërhyrje në zemër, kanë vendosur stendë, të arteriet; personat që kanë sëmundje gjenetike dhe personat me hiperteroides.

Nutricionisti Bardhi numëron të mirat që sjell agjërimi në organizmin tonë teksa edhe ushqimi duhet të jetë në masë dhe jo i bollshëm, një regjim ushqimore që duhet ndjekur gjatë këtij procesi.

Para se të agjërojmë duhet të pastrojmë zorrën dhe mëlçinë tonë. Mëlçia merr ushqime, mbeturina toksike, pra është një laborator që prodhon mbi 30 mijë ekzima dhe kjo duhet pastruar. Ndërkohë që ne përgjatë tërë muajve të vitit konsumojmë ushqime të ndotura dhe vjen një muaj që agjërojmë dhe direkt trupi krijon alarm.

Pastrimi i organizimit duhet të bëhet dhe prandaj kur fillon agjërimi ne kemi dhimbje koke, rënie imuniteti dhe nëse nuk e pastrojmë dot.

Mjeku Bardhi, veçon ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tavolinë gjatë iftarit.

Vijmë te iftari, fillimisht te ajo, kemi një princip që konsumojmë brumin dhe karbohidratet, i vejmë në ditë të parë. Duhet ta hapim me hurma arabie sepse ajo ka sheqer dhe e neutralizon Ph e stomakut dhe nuk e lejon të prodhoje shume insulinë, ose me disa kokrra arra.

Ndërkohë që fusim shumë brumëra, pankreasi prodhon shumë insulim. Pra, hapet pjesa e iftarit, duhet konsumuar pak ujë më pak uthull molle që të ngritët aciditeti i mukozës së barkut. Duhet eliminuar niseshtet, majat, produktet ushqimore që shkaktojnë deri diku veprim artificial, se stomaku bëhet tollumbac. Duhet që të mbushet shpirti, jo stomaku. Sallatat me rukola, brokoli, rrepa, panxhari, supe me krem perimesh, vaji i farës së zezë pak fileto pule, pak karbohidrate, këto duhet përdorur më shumë. Brumra, sullfaqe, pica, këto nuk lejohen.

Frutat duhet konsumuar 45 minuat pas iftarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy