Biblioteka Kombëtare shënon 72 vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare shënon 72 vjetorin e themelimit

Një ekspozitë me veprat e shkrimtarit dhe përkthyesit Esad Mekuli u çel sot në kuadër të 72 vjetorit të themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, tha se themelimi i bibliotekës më 25 nëntor 1944 në Prizren dhe fillimi i punës së saj në Prishtinë, është vendi ku lexohet më së shumti.

“Themelimi i kësaj biblioteke në vitin 1944 mund të perceptohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës shqiptare të Kosovës. Kemi parasysh që nuk ka edhe një vend tjetër ku është grumbulluar dhe ruhet më përfaqësueshëm dhe më masivisht kultura shkrimore e Kosovës. Nuk ka edhe një bibliotekë ku lexohet më shumë e gjendet më shumë material për kulturën e Kosovës”, tha ai.

Kurse, vajza e Esad Mekulit, Drita Mekuli, foli për krijimtarinë e babait të saj.  Autori i shumë librave shqip, Agim Vinca, foli për krijimtarinë dhe veprimtarinë e Esad Mekulit, bibliotekën e të cilit familja Mekuli ia dhuroi Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Ndërsa drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, tha se biblioteka, e cila kishte nisur punën me pak rafte dhe një numër të vogël të librave, tashmë numëron rreth 2 milionë materiale bibliotekare dhe 5 mijë e 500 metra katrorë hapësirë objektive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy