Avokatja Adriana Kalaja tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se dalja jashtë PD me një kandidat të vetëofruar për Tiranën, ishte e gabuar dhe është e dëmshme për PD-në.
Më tej Kalaja ta se do e mbështesë Binajn në fushatë.
Unë kam bërë një kërkesë, ja kam drejtuar Berishës dhe PD, në këndvështrimin tim them që dalja jashtë PD me një kandidat të vetëofruar, ishte e gabuar dhe është e dëmshme për PD-në. E kam ngritur në strukturat përkatëse. Vendimin politik do e respektoj. Unë do të jem në fushatë, do jem në mbështetje të kandidatit që mbështet PD.
Një kandidaturë jashtë partisë nuk i motivon anëtarët si një kandidaturë e brendshme.



