
Mbajtja e kafshëve shtëpiake ka disa përfitime.
Ata janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe temperamentin tuaj.
Veterinerja Ornela Mebelli, për mikrofonin e “Zgjohu me MCN”, shpjegon arsyet se pse duhet të kemi një kafshë shtëpiake.
Ajo thotë se benefitet kryesore janë largimi i vetmisë kryesisht te të moshuarit.
Kush janë personat që kanë interes që të marrin një kafshë shtëpiake në shtëpinë e tyre.
Personat e parë që sugjerojmë janë personat që vuajnë nga depresioni ose që janë në fazat e parë të mërzitjes ose depresionit.
Zakonisht çifteve që u kanë ikur fëmijët jashtë, dhe vuajnë nga mungesa e të bërit shoqëri, normalisht atyre u sugjerohet të marrin një qenush, të cilët mund ta nxjerrin jashtë dhe qetësohen të pasurit e tyre afër.
Qenushet ose macet janë normalisht shumë të dashur për dhe ofrojnë dashuri pa kushte, dhe ata persona që vuajnë nga kjo lloj gjëje të kenë mundësi që të ndjejnë dashurinë e një kafshë shtëpiake.
Një tjetër grup që mund të përfitojë nga mbajtja e një kafshe shtëpiake janë çiftet e reja që sapo kanë një fëmijë.
Personat që mund të marrin një kafshë shtëpiake mund te jenë edhe çiftet e reja të cilët sapo janë bërë më një fëmijë dhe është e rëndësishme që një fëmijët ët rritet dhe të mos ketë një alergji të mëvonshme ata mund të marrin një qenush dhe mace dhe ta prezantojnë me anëtarin më të ri të familjes.
Një arsye tjetër se pse ne duhet të kemi një kafshë shtëpiake është që na ndihmon të dalim sa më shumë jashtë dhe të jemi në kontakt me ambientin dhe natyrën. Ky lloj aktiviteti ndihmon në anën psikologjike të personit dhe ne e rekomandojmë që një familje te ketë një qenush në shtëpi.
Njerëzit që vuajnë nga vetmia, u rekomandojmë të marrin një qenush ose një mace për shkak të dashurisë se pakushtëzuar që kjo kafshë jep për këta individ.



