Një ekip instruktoresh femra ukrainase, së bashku me 16 qenë belg Malinois me një hundë të pagabueshme për zbulimin e minave dhe municioneve të pashpërthyera, do të udhëheqin një mision pastrimi territori në Ukrainë.
Një lajm i tillë u bë i ditur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Kiev, duke nisur një iniciativë të re humanitare që përfiton nga një kontribut financiar evropian prej 2 milionë eurosh.
Pas një kursi intensiv pesë mujor në Kamboxhia, tetë instruktoret ukrainase u kthyen në shtëpi me Malinois-in e tyre gati për të nisur kontrollin në territor me qentë e parë për zbulimin e minave që operojnë në Ukrainë që nga fillimi i luftës nga Rusia.
Rajonet Oblast e Mykolaiv, Kherson dhe Kharkiv do të jenë zonat e para që do të përfitojnë nga përpjekjet e tyre për bonifikimin.
Ekipet e qenve janë në gjendje të vëzhgojnë sipërfaqe të mëdha toke shumë më shpejt se çminuesit njerëzorë, duke identifikuar objektet shpërthyese dhe duke ndihmuar për të konfirmuar nëse toka është e sigurt.



