Human Rights Watch: Të ndalohen robotët vrasës!

Human Rights Watch: Të ndalohen robotët vrasës!

Robotët marrin në kontroll botën dhe vrasin të gjithë njerëzimin. Sipas organizatës së të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, robotët vrasës nuk janë edhe aq shumë fantazi. Organizata bën thirrje për të përpiluar legjislacionin e duhur kundër “robotëve vrasës” duke ndaluar me ligj armët plotësisht të automatizuara.

“Heqja e kontrollit njerëzor nga përdorimi i forcës konsiderohet gjerësisht si kërcënim i madh i njerëzimit, që, sikurse ndryshimet klimatike, meriton të ndërmerren masa të shumta”, tha Mary Wareham, pjesëtare e Human Rights Watch, në një deklaratë për mediat.

Raporti i cili analizon politikat e mbrojtjes në 97 vende të ndryshme, thekson rrezikon që përbën robotika vdekjeprurëse dhe gjithashtu përcjell se pjesa më e madhe e ligjvënësve mendojnë që ndërhyrja njerëzore është thelbësore për të ruajtur etikën e sistemit të armatimeve.

Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres, i ka quajtur nismat për automatizimin e armëve si “moralisht të pështira dhe politikisht të papranueshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy