Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ: Këta janë 20 kandidatët për kryetar bashkie, po verifikohet pastërtia e figurës

Zgjedhjet e 6 marsit/ KQZ: Këta janë 20 kandidatët për kryetar bashkie, po verifikohet pastërtia e figurës

KQZ bën me dije se ka përfunduar afati për dorëzmin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahet më 6 Mars 2022.

Partitë politike kanë dorëzuar dokumentet e kandidimit për 20 kandidatë për kryetar bashkie. Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.

KQZ thotë se është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët.

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Shkodër, zj. Majlinda Angoni
2. Durrës, zj. Emiriana Sako
3. Lushnje, zj. Eriselda Sefa
4. Rrogozhinë, z. Edison Memolla
5. Vorë, z. Blerim Shera
6. Dibër, z. Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
2. Bashkia Dibër, z. Luan Haka
3. Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
4. Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa
5. Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
6. Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

1. Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
2. Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
3. Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
4. Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
5. Bashkia Lushnje, z. Elton Bano
6. Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:

1. Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
2. Bashkia Dibër, z. Dritan Torba

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy