
Moska thotë se e gjithë infrastruktura ushtarake e NATO-s, madje edhe satelitët e saj, po punojnë kundër Rusisë për hir të Ukrainës gjatë gjithë kohës. Qëndrimin zyrtare e ndau me gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Ne shohim se si e gjithë infrastruktura ushtarake e NATO-s po funksionon kundër Rusisë dhe ne shohim se si e gjithë infrastruktura e inteligjencës e NATO-s, duke përfshirë aviacionin zbulues dhe grupimet satelitore po punojnë në interes të Ukrainës 24 orë në 7 ditë të javës”, tha zyrtari i Kremlinit.
Sipas Peskov, veprime të tilla krijojnë kushte "shumë të çuditshme, armiqësore" për Rusinë, të cilat Moska nuk mund të mos i vërë re.



