
Sociologu Gëzim Tushi e sheh si shumë shqetësues fenomenin e vetëvrasjes. Në emisionin “Arnautistan”, Tushi u ndal te lidhja mes vetëvrasjeve dhe standardeve të jetesës.
Janë 1 200 000 njerëz në vit që vrasin veten. Kjo shifër është më e madhe sesa ajo e të gjitha vrasjeve. Po bëhet një fenomen shumë shqetësues. Alia Izetbegoviç në shkrimet e tij thotë se vija ndarëse e vetëvrasjes fillon nga 1 mijë dollar për frymë. Këto vendet nordike dhe skandinave kanë nivelet më të larta të standardeve dhe të vetëvrasjeve. 42% e grave në Danimarkë deklarojnë se janë dhunuar. Por tipologjia e vlerësimit të dhunës ndryshon.



