Regjisori Kastriot Çipi, thotë se është në parim kundër Zajednicës dhe shton se do i vijë mirë nëse Albin Kurti do e refuzojë asociacionin e komunave serbe deri në fund.
Ai shpjegoi qëndrimin e tij në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, duke deklaruar se një qëndrim i tillë i shërben pavarësisë së Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial.
Zajednica duhet përjashtuar, e ka përjashtuar njëherë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Fakti që rikthehet sërish do të thotë se politikanët shqiptarë janë të shantazhueshëm nga ndërkombëtarët.
Integriteti territorial i Kosovës nuk është i sigurtë, harta e Kosovës mund të ndryshojë dhe për këtë duhet shantazhi ndaj Albin Kurtit.
Kosova nuk është e pavarur! Është e lirë nga Serbia, por jo e pavarur. Jam i pakënaqur me pavarësinë e kushtëzuar, që nuk është pavarësi.
Një vend ose është sovran ose nuk është! Nuk humb asgjë Kosova nëse lejon të drejtat e serbëve si komunitet, të mësojnë në shkolla serbisht etj.
Serbët në Kosovë me 5% nuk lejojnë ndryshimet kushtetuese që nuk i miratojnë ata. 90% e shqiptarëve në Kosovë nuk e kanë të drejtën të përdorin të kuqen dhe të zezën në flamur.
Këtë nuk e lejojnë politikanët e Kosovës.



