Të paktën pesë persona janë arrestuar nga policia në Greqi, gjatë një operacioni për goditjen e një rrjeti prostitucioni të ngritur në Athinë.
Sipas mediave greke, mes personave të kapur është dhe një 29-vjeçar shqiptar, i cili bashkë me një 47-vjeçar drejtonin rrjetin e prostitucionit.
Ata kishin hapur një faqe online, ku nga ajo adresë bënin të mundur takimet mes klientëve dhe prostitutave që i mbanin nën tutelën e tyre.
Të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin e zhvillonin aktivitetin në dy hotele të ndryshme në lagjen “Kalithea”.
Ndërsa tre nga e tjerë të arrestuar janë pronarët e hoteleve.
Policia bën të ditur se gjatë momenti të arrestimit u gjetën në hotel dy shtetas rusë të cilët kishin lënë takim me prostitutat.



