Tahiri: Pa njohjen e shtetit të Kosovës, nuk ka raporte me Serbinë

Tahiri: Pa njohjen e shtetit të Kosovës, nuk ka raporte me Serbinë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në raportimin para komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës theksoi se pa njohjen e shtetit të Kosovës nuk ka raporte me Serbinë.

Duke vlerësuar se marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë kanë mundësi të realizohen, ministrja Tairi tërhoqi vërejtjen se kushti kryesor për realizimin e plotë të këtyre marrëdhënieve është njohja e shtetit të Kosovës.

Sipas Tahirit, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Brukselit, ka dhënë rezultate historike, duke përmendur kështu marrëveshjet e arritura mes dy shteteve.

Ministrja Tahiri duke vlerësuar rolin e dialogut në Bruksel, u shpreh se përmes tij, është ndihmuar forcimi i sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe veriun.

“Këto bisedime kanë ndihmuar edhe në normalizimin e marrëdhënieve duke mundësuar bërjen e strukturave paralele në fushën e sigurisë etj. Po ashtu kemi shuar strukturat e drejtësisë dhe po e shtrijmë sistemin unik të drejtësisë edhe në katër komunat veriore”, tha Tahiri.

Ajo u shpreh e bindur se shumë shpejt do të bëhet vendosja e disa institucione qendrore me veprimtari lokale në veri, që bëhet fjalë për 23 ministri dhe hapja e zyrave për lëshimin e dokumenteve të Kosovës në veri.

Tahiri tha se gjendja e sigurisë në veri është përmirësuar dhe këtë sipas saj tregojnë shifrat e ulëta të incidenteve të kohëve të fundit.

Ministrja për Dialog theksoi  se është duke ndryshuar mendësia e qytetarëve serbë për të pranuar shtetin e Kosovës, dhe për këtë sipas saj dëshmohet përmes kërkesave të shumta të serbëve për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.
Sa i përket marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Tahiri tha se pa shuarjen e strukturave paralele nuk do të ketë marrëveshje, pasi që kjo marrëveshje bazohet në ligjet e Kosovës.

Tahiri tha se në fazën e tretë të dialogut që do të jetë faza përfundimtare, do të trajtohen çështje si Demarkacioni, të pagjeturit, njohja e Kosovës si dhe çështje të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy