Presidenti i zgjedhur i Amerikës që do të betohet në janar, Joe Biden, në një intervistë për CNN ka deklaruar se do t’u kërkojë qytetarëve që në 100 ditët e tij të parë në detyrë të mbajnë maskën për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Ai tha se beson që mbajtja e maskës do të ulte ndjeshëm rastet me COVID. Madje në të gjithë ndërtesat qeveritare ajo do të jetë e detyrueshme.
Deri më tani SHBA ka regjistruar 14.1 milionë raste me koronavirus, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 276 mijë, më i larti se në çdo vend tjetër në botë.
Aktualisht Amerika është në pritje të aprovimit të vaksinës së koronavirusit, ndërsa dy ditë më parë Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që e beri këtë.



