U hapën portat e HEC-eve? Çako: Përmbytjet nuk kanë lidhje me shkarkimin e kaskadave, e kanë konfirmuar ekspertë vendorë dhe të huaj

U hapën portat e HEC-eve? Çako: Përmbytjet nuk kanë lidhje me shkarkimin e kaskadave, e kanë konfirmuar ekspertë vendorë dhe të huaj

Teksa banorët e zonës së Nënshkodrës, e drejtojnë gishtin për pasojat e përmbytjeve, hapjes së portave të hidrocentraleve, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, e mohon një gjë të tillë.

Përmes skype në “MCN economy”, Çako, flet bazuar në konfirmimet e ekspertëve hidrometeorologjik të huaj dhe vendor, sipas së cilëve e gjitha ndodhi si pasojë e reshjeve në sasi të mëdha të shiut, dhe jo si shkak i shkarkimit të kaskadave.

Përmbytjet nuk kanë asnjë lidhje me kaskadën, me Drinin apo me lëshimin e portave.

Sikurse  dimë fare mirë që degëzimi apo shkarkimi i Gjatrit apo edhe i Kirit, nuk kanë lidhje me shkarkimin e kaskadave.

Por gjithsesi, kjo është fare e sigurt, aty i kanë që të gjithë ekspertët se çfarë intensiteti ka pasur për një periudhë kohë të caktuar.

Dhe kjo është fare e qartë, e kanë konfirmuar ekspertë të hidrometeorologjisë të vendit dhe ndërkombëtarë e kanë pranuar të gjithë dhe kanë konfirmuar këtë fakt se nuk është absolutisht e vërtetë që kaskada ka lidhje me këto lloj përmbytje të këtyre ditëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy