
Mbrëmë janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Me rastet e mbrëmshme, numri i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin ka arritur në 1 mijë e 25. Prej këtyre rasteve, vetëm 214 janë aktive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se dje në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga testimi i këtyre mostrave, pozitive kanë rezultuar 21 prej tyre.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:16 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së.
IKSHP’ja dje ka njoftuar edhe për shërimin e 10 pacientëve.
“Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste”, thuhet në njoftim.
Me rastet e mbrëmshme, numri i rasteve të konfirmuara në gjithë vendin ka arritur në 1 mijë e 25.
Prej këtyre rasteve, vetëm 214 janë aktive, meqenese shumica janë shëruar, derisa betejën me koronavirusin e kanë humbur 29 persona, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.



